Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas vrasjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei më 28 shkurt, mësohet se është dërguar me urgjencë në Moskë për një operacion të menjëhershëm në këmbë pasi ka mbetur i plagosur.
Sipas Daily Mail, Mojtaba Khamenei u raportua në koma në Spitalin Universitar Sina në Teheran pas një sulmi ajror nga amerikanët dhe izraelitët, i cili kishte si qëllim udhëheqësinë e Iranit.
Plagët e tij detyruan transportimin drejt Rusisë për një operacion që, sipas gazetës, ofrohej personalisht nga Vladimir Putin.
Agjencia Al-Jarida raporton se operacioni për evakuimin e Ajatollahut të ri ishte planifikuar të ishte i klasifikuar dhe përfshinte transportimin e tij me një avion ushtarak rus.
Më pas, ai u dërgua në një nga pallatet presidenciale të Putinit, ku iu nënshtrua një operacioni që rezultoi me sukses.
Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Al-Jarida pretendon se informacioni i saj vjen nga një burim i lartë pranë liderit të ri të lartë iranian.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…