PRISHTINË (AA) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca (C), u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës në seancën e parë konstitutive të legjislaturës së 7-të parlamentare. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.
“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për Menaxhimin e Pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve duhet të mendojmë edhe për dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i AAK-së, tha se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.
“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese t’i shlyejnë këto borxhe,. Disa rrezikojnë mbylljen e plotë. E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, deklaroi ai.
Ndër të tjera , Tahiri theksoi se nga fillimi këto gjoba nuk kanë qenë të projektuara që ta rrisin buxhetin.
“Rrezikon edhe të hyrat individuale dhe familjare të atyre që e humbin punën. Gjobat nuk kanë qenë të projektuara për të rritur buxhetin”, deklaroi ai.
Tahiri u deklarua edhe për qëndrimin e qeverisë, se këto gjoba nuk duhet të falen.
“Vlerësojmë se pozicionimi krejtësisht jo parimor se falja e gjobave do të krijojë efektin e pabarazisë ,mendoj se është më tepër shmangie nga përgjegjësia. Konsiderojmë se falja e borxheve për bizneset do të ishte një hap pragmatik”, tha Tahiri.
“Kërkojë nga ju sot që të mbështesni iniciativën e AAK-së për faljen e gjobave të pandemisë”, tha ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…