POLITIKE

Abazi për Thaçin: President i papërgjegjshëm që do të ndërtojë Republikën e Bananeve

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se tentimi për formimin e qeverisë së re është kthyer në një hesap personal për Thaçin.

Abazi ka shkruar se derisa bota po përballet me pandeminë, presidenti ynë shkon për ta marrë Pacollin në Tiranë, duke shtuar se Thaçi po kujdeset të ketë mjegullën e vet për të vepruar kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Diskreditimi i shtetit nga ish-presidenti jokushtetues dhe presidenti i deskredituar përçarës

Kontrabanduesit e fatit të vendit në varësi të Listës Serbe me premtimin e suflerëve për amnisti të krimeve.

Siç i ka dhënë provat qartë, tentimi për formimin e qeverisë së re është kthyer tashmë në një hesap personal për Thaçin. Ai po kujdeset personalisht, që me çdo kusht dhe sa më parë të jetë president në një qeveri jokushtetuese. Si një shpërfillës i ligjit si duket ka shkuar e ka kaluar kufinjtë që të presë Pacollin në Tiranë dhe ta sjellë në Kosovë tinëzisht – ashtu siç e ka bërë praktikë të veprojë në një shtet, ku ka kontribuar fort e gjatë që gjithçka të jetë e kapur dhe e qepur sipas interesit të tij.

Ndërkohë që bota është duke u përballur me bilancet e të prekurve dhe viktimave nga pandemia aktuale, presidenti ynë dhe Behgjet Pacolli kanë thyer çdo protokoll shëndetësor dhe shtetëror me pritjen e tij të pashembullt – sot të dy presidentëve kushtetutshkelës e diskreditues të dy shteteve.

Në njërën anë kemi Thaçin, i cili donte me çdo kusht shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të marrë kontrollin e plotë mbi situatën, pastaj Thaçin që po çon deri në fund përpjekjet e nëndheshme për ndërtimin e një qeverie jolegjitime, e tani Thaçin kontrabandues.

Të gjitha hapat në harmoni perfekte me njëra-tjetrën, siç di Thaçi, i cili po kujdeset të ketë mjegullën e vet për të vepruar kundër interesit të shtetit dhe vullnetit qytetar, në bashkëpunim me ata që ju ka perënduar dielli dhe veprojnë vetëm në terr e nëntokë.

Pse nuk u vendos në karantinë Pacolli më Tiranë, ashtu si çdo qytetar i vendit?!

Si Shqipëria dhe Kosova kanë protokolle strikte në lidhje me situatën për tejkalimin e rrezikut nga koronavirusi në shtetet përkatëse. Gjithçka zhbëhet, kur flitet për figura të rrezikshme, por të fuqishme si Thaçi e Pacolli. Po shtrihen shtetet përtokë. Deskreditim “par excellence”, shkelje e ligjeve, mjegull për ujqërit e Mustafës.

Teksa qeveria Kurti është e përqëndruar me kohë e burime maksimale në menaxhimin e situatës që ka shkaktuar pandemia në vend, këto përpjekje po minohen nga një president i papërgjegjshëm dhe i padenjë që do të ndërtojë Republikën e Bananeve për të çuar deri në fund orekset e tij të sëmura për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

19 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

3 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

15 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

15 orë ago