POLITIKE

Abazovic: Marrëveshja me Kishën Serbe duhet nënshkruar, dal vullnetar nëse duhet të shkohet në burg për këtë

Marrëveshja themelore mes shtetit malazez dhe Kishës Ortodokse të Serbisë duhet të jetë në përputhshmëri me kushtetutën dhe është e tillë, sipas zëvendës kryeministrit të qeverisë malazeze Dritan Abazovic përkundër kritikave. Madje ai tha se është i gatshëm të sakrifikohet personalisht për këtë.

“Bëhet fjalë për çështjen teknike të rregulluarit të marrëdhënieve, siç janë rregulluar ato me bashkësitë e tjera fetare e njejtë duhet të veprohet me Kishën Ortodokse Serbe” ka thënë Abazovic gazetarëve para mbledhjes së komitetit për siguri të parlamentit.

Ai I komentoi kritikat se disa prej neneve të Marrëveshjes Themelore janë në kundërshti me kushtetutën, Abazovic pretendoi të kundërtën.
“Preambula nuk është pjesë normative. Pjesa normative na intereson të jetë në përputhje me kushtetutën. Gjithmonë do të gjeni kritikë që thonë se bëhet fjalë për tradhti, por mendoj se nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore është një e mirë për shoqërinë tonë si dhe për pajtim. Nëse për gjëra të tilla shkohet në burg, unë dal vullnetar”.

I pyetur si e sheh rolin e kishës serbe dhe ndikim e saj dhe se a do të duhet që përsëri të bisedoj me përfaqësuesit e saj për qeverinë ardhshme, Abazovic tha se sjellja e kishës serbe në kontekstin e ngjarjeve të reja është korrekte. Ai nuk e përjashtimin e saj si një partner të qeverisë, e në përputhshmëri me interesat e Podgoricës.

“Sa i përket meje politika do të zhvillohet nga Podgorica e pavarur e pa ndikime nga anash. Mali i Zi do të zhvillojë politikë në përputhshmëri me interesat e saj, e secili që përshtatet me këtë është më shumë se i mirëpritur si partner” tha Abazovic.

Kisha Ortodokse e Serbisë gjerësisht konsiderohet si një vasal i interesave të Rusisë dhe është hapur kundër orientimit pro perëndimor të shtetit malazez dhe kishte kundërshtuar hapur edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi. Qeveria e kaluar malazeze kishte tentuar të rregullonte çështjen e komuniteteve fetare me një ligj të ri që nxiti protesta të udhëhequra nga kisha serbe dhe e mbështetur nga partitë pro serbe në Mal të Zi në vitin 2019 dhe 2020.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago