Shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me anë të një konference për media ka bërë publike propozimet e kësaj partie në Zyrën e Rregullatorit për Energji.
Kusari-Lila ka theksuar se qëllimi i propozimeve është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.
Sipas saj, sektori energjetik është përballë me kriza si rrjedhojë e vendimeve të gabuara.
Gjithashtu njofton se VV ka propozuar një strukturë të re tarifore, e ndarë në tri blloqe.
“Faktor është edhe kriza globale, rekomandimet tona për ZRRE janë bazuar në ndarjen sa më të përgjegjshme të krijuara nga kjo krizë. Brenda propozimit tonë, ne i rujamë familjet me gjendje të rënduar ekonomike, familjet dhe amvisërite me të hyra mesatare, stimulojmë kursimin e energjisë elektrike tek shpenzuesit e mëdhenj. Grupi Parlamentar i VV-së, propozon një strukturë të re tarifore si në vijim: Blloku i parë tarifor deri 800 kWh për orë, i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në Republikën e Kosovës. Blloku i dytë tarifor 800 kWh për orë deri në 1 mijë kWh për orë të ketë rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe vendimit të ZRRE-së dhe përfshinë 23% të amvisërisë. Blloku i tretë, përfshinë kategorinë e konsumatorëve mbi 1 400 kWh për orë”, njofton Kusari-Lila, transmeton Express.
Tutje, ajo tha se me propozimin e tyre për ZRRE kanë marrë parasysh kalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që e kanë sjellë ketë krizë
“Duke qenë të vetëdijshëm me situatën e problemit energjetik me të cilin po përballen të gjitha shtetet e Evropës si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, me të cilin pashmangshëm është ballafaquar edhe Republika jonë, kemi pasur një angazhim dhe proces konsultativ gjithëpërfshirës dhe kemi ardhë me rekomandimet për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për adresimin e gjendjes së jashtëzkaonshme për furnizimin me energji elektrike. Qëllimi i propozimeve është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike. Me propozimin tonë për ZRRE kemi marrë parasysh kalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që e kanë sjellë ketë krizë”, është shprehur ndër të tjera Kusari-Lila.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…