Abazoviç pyetet për klinikën në Beograd që e drejton vëllau i tij

“Vëllau im s’ka të bëjë asgjë me politikë”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në kuvend, pyetur rreth klinikës në Beograd që u raportua ta ketë në pronësi me partneren e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç.

Abazoviç tha se themelues të klinikës në Beograd janë tre doktorë, përfshirë edhe vëllai i tij, si dhe Aleksandër Lubiç dhe Dushan Mariç.

“Partnerja e kryeministres serbe [Ana Bërnabiç] është shefja e radiologjisë dhe s’ka të bëjë asgjë me strukturën e pronësisë. E tëra kjo është e verifikueshme”, tha Abazoviç, raportoi televizioni publik malazez.

Në spekulimet që u hodhën mediat serbe, kujtohet se godina e klinikës është blerë vitin e kaluar për rreth 3.7 milionë euro nga dy kompani ruse, Marera Real Estate Partners dhe Marera Properties, të cilat pretendohet se janë të lidhura me ministrin e Financave të Serbisë Sinisa Mali, shkroi e përditshmja opozitare serbe “Danas”.

Në maj të këtij viti, në Beogradin e Ri është regjistruar spitali i përgjithshëm privat, Biocell Hospital. Themelues dhe pronar i atij institucioni është kompania qipriote Vincula Biotech Group, në të cilën vëllau i Abazoviç është drejtor dhe zotëron simbolikisht një për qind të kapitalit, ndërsa grupi i mjekëve ka edhe aksione prej më së shumti disa për qind.

Në strukturën e pronësisë së Vincula Biotech, Robne kuçe Beograd gjithashtu përfshiu së fundmi 15 për qind, pra si pronare përfundimtare, Milija Baboviç, ndërsa pjesën më të madhe, 75 për qind, e zotëron Ensifolia Limited qipriot.

Drejtoresha e Ensifolia-s është Ana Abou Shaban, ndërsa sekretarin e bën kompania Setalexfre, ndërsa për pronarin nuk ka informacione.

Vëllau i Abazoviç nuk iu është përgjigjur pyetjes të dërguara me email dhe as kërkesësave për të konfirmuar apo mohuar raportimet e mediave për hapjen e një objekti tjetër mjekësor.