KRYESORE

Ish-zëvendëspresidenti amerikan: rreziku i përhapjes në Ballkan dhe Poloni është real

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dan Quayle, ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin të marrë Ukrainën, rreziku për destabilizim të mëtejshëm në Evropë është i pashmangshëm, duke përfshirë edhe Ballkanin dhe Poloninë.

Në një intervistë për CNBC, Quayle kritikoi ashpër qasjen e presidentit Donald Trump ndaj Vladimir Putinit dhe luftës në Ukrainë.

“Nuk e kuptoj afeksionin e Trumpit për Putinin,” tha Quayle, duke shtuar se Trump nuk po ushtron asnjë formë presioni ndaj liderit rus. Ai theksoi se Putini nuk ka asnjë dëshirë për të përfunduar luftën, por synon copëtimin e Ukrainës.

Sipas tij, gatishmëria e Trumpit për të zhvilluar bisedime pa kushte është në kundërshtim me interesat e aleatëve të SHBA-së në Evropë. Quayle sugjeroi se për të detyruar Putinin në negociata, SHBA duhet të ngrijë fondet ruse në Zvicër, të forcojë sanksionet dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.

“Ai thotë se kjo është ‘lufta e Bidenit’, por nëse e lejon Ukrainën të bjerë, atëherë pasojat do të jenë serioze. Rusia pastaj mund të shkojë drejt Polonisë dhe Ballkanit. Vetëm atëherë bota do të përballet me rrezikun e një lufte të re botërore,” paralajmëroi Quayle.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago