Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur se Kisha Ortodokse Serbe është sjellë në mënyrë jo-korrekte me Malin e Zi.
“Shtetin e Malit të Zi, Kisha Ortodokse e ka trajtuar, për mendimin tim, në një mënyrë jo-korrekte. Shumica nga ta kanë thënë se nuk e pranojnë pavarësinë e Malit të Zi, një grup tjetër ka thënë se ne jemi këtu para shtetit të Malit të Zi, dhe nuk duam të iu nënshtrohemi ligjeve tuaja”, tha Abazoviq.
Abazoviq në Rubikon të Klan Kosovës u pajtua se Kisha Ortodokse serbe nuk pranon të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të arritur një marrëveshje, ku tha se mbi këtë çështje nuk ka përgjigje. Por ai u shprehuse do të kishte dëshirë që një marrëveshje e tillë të arrihej, për shkak se do të sillte paqe.
“Si një qytetar, si një mik, si një vëlla i Kosovës normalisht që kam qejf të shoh një paqe në rajon, unë mendoj që kjo gjë mund të shfrytëzohet si model”, tha ish-kryeministri malazez.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…