Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat, por e përkrah të drejtën e qytetarit kosovar për të votuar lirshëm, njofton Klan Kosova.
”Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime”.
Në reagimin e tij në Facebook, Nicholas Abbott ka shtuar se vota ka shumë rëndësi dhe ka inkurajuar të gjithë personat me të drejtë vote që më 6 tetor të vendosin lirshëm për liderishipin e vendit.
”Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota e juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do të ju udhëheq, ka rëndësi.
I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…