KRYESORE

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: I pamundur bashkëpunimi me ju (letra e plotë)

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri për të dalë nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, tha sot Abdixhiku.

Në kthimin e letrës së Vetëvendosjes, Abdixhiku ia ka prezantuar këtë propozim kreut të kësaj partie, Albin Kurti, ndërsa për thirrjen e Kurtit për koalicion, ai i është përgjigjur se bashkëpunimin me të e kanë të pamundur.

“Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë:

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago