Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për komentet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Raportin e Progresit që i bëri në konferencë për media.
Sipas Abdixhikut, raportet e tilla nuk duhet të komentohen në konferenca për shtyp, transmeton Reporteri.net.
“Raportet e tilla nuk duhet të komentohen në konferenca për shtyp. Kjo ndoshta është përballja e parë e një pushtetit të ri në të gjitha nivelet që mëson për një autoritet më të lartë në Bruksel, i cili nuk ka relacione barabarësie me Kosovën, ka kushte, i plotëson ose nuk i plotëson.”
“Ne pretendojmë që të jemi pjesë e familjes evropiane, institucionet tona, për mendimin tim, do të duhej të kishin kanalet zyrtare të komunikimit me këto institucione, në qoftë se edhe për pakënaqësi. Beteja publike me institucione të tilla është pavend natyrisht.”
“Nuk sjellë asgjë risi, nuk ndryshon raporti. Nuk e shoh rrugë të parë të mundshme(konferencën për shtyp) para shtrimit të kanaleve zyrtare të komunikimit për të ngritur vërejtjet e veçanta çka do qofshin ato.”, u shprehë Abdixhiku
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…