POLITIKE

Abdixhiku nga odat e Isniqit e Vranocit: E djathta po bashkohet, mbështetja popullore po ofrohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se e djathta – ideologjia që ai dhe partia e tij përfaqësojnë – po bashkohet dhe se mbështetja popullore po i ofrohet.

Këto komente, Abdixhiku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka qëndruar në oda të fshatit Isniq të Deçanit dhe Vranocit të Pejës, ku tha se aty e kanë pritur kryefamiljarë në dy oda të mbushura plot.

“Përtej ‘Turneut të Ndryshimit’ e takimeve programore, mbrëmjet mes qytetarëve tanë – pra takimet nëpër oda e ambiente familjare – mbesin jo vetëm takime origjinale, por dhe takime me qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli”, shkroi kreu i LDK-së.

Lideri i opozitës potencoi se sa herë që partia që ai udhëheqë ka mbajtur veten mes njerëzve të Kosovës, ka pasur edhe forcën edhe mbështetjen e domosdoshme.

“Devijimet eventuale kanë prodhuar pasoja fatale. Rikthimi ynë këtu, mes njerëzve tanë, ka qenë qëllimi im primar tash e sa kohë. Dhe tani që jemi në origjinë, marrim gjithë mbështetjen për ndryshim!”, shtoi.

Sipas tij, e djathta po bashkohet dhe “mbështetja popullore po ofrohet”.

“Ndryshimi po vjen!”, përfundoi ai.

Ndryshe, pasi që presidentja Vjosa Osmani, caktoi 9 shkurtin e 2025-së si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, partitë politike kanë nisur premtimet dhe takimet me qytetarët në përpjekje e sipër për të marrë besimin e tyre për të drejtuar vendin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago