Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka votuar kundër propozimit që Vjosa Osmani të shkarkohet nga posti i nënkryetares së partisë, që ua dërgoi Këshillit të Përgjithshëm për votim kryetari Isa Mustafa.
Ai tha se LDK-së nuk i sjell dobi largimi i figurave kryesore dhe se mospajtimet janë të mundshme.
“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjellë ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”.
“Natyrisht se unë kam votuar kundër. Përtej kësaj, do të angazhohem – për aq sa është e mundur – që të jemi sa më afër njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve që secili mund t’i ketë”.
Abdixhiku s’pati pranuar post ministror në Qeverinë Hoti edhe pse Mustafa tha se i është ofruar.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…