Është “absolutisht e pashmangshme” që ukrainasit të fitojnë përfundimisht luftën, ka thënë ish-kryeministri britanik Boris Johnson së fundmi
Në një intervistë me Mark Austin të Sky News, ish-udhëheqësi i konservatorëve tha se e dinte që nga fillimi i luftës se ukrainasit “do të fitonin”.
“Unë mendoj se është absolutisht e pashmangshme që ukrainasit të fitojnë përfundimisht dhe unë do t’ju them pse. Kjo është një luftë pavarësie dhe luftërat për pavarësinë përfundojnë vetëm në një mënyrë. Dhe gjëja thelbësore për ne të gjithë që besojmë në këtë kauzë, që besojmë se kauza e lirisë së Ukrainës është e gjithë kauza jonë, është që ne vetëm duhet të tregojmë durim strategjik dhe të vazhdojmë t’i mbështesim ata”, u shpreh Johnson.
“Disa nga njerëzit e inteligjencës së mbrojtjes thoshin se kjo do të jetë shumë e njëanshme dhe rusët thjesht do të kalojnë dhe numerikisht ata janë kaq të fortë dhe kaq të pajisur.
Duke parë se si mund të duket fitorja për Ukrainën, Johnson tha: “Unë mendoj se konturet e sakta të fitores varen shumë nga ukrainasit. Ne mund t’i mbështesim pa fund por në fund gjithçka varet nga ata.