Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij është i hapur për negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne nuk kërkojmë luftë, ne favorizojmë negociatat dhe dialogun, por as nuk kemi frikë nga kërcënimet dhe nuk do të tërhiqemi në asnjë mënyrë nga të drejtat tona ligjore”, tha Pezeshkian.
Ky komenti erdhi pasi Trump tha këtë javë se Irani duhet të “lëvizë shpejt” në negociatat me SHBA-në ose “diçka e keqe do të ndodhë”.
SHBA-të dhe Irani përfunduan të dielën raundin e katërt të bisedimeve në Oman, që synonin frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit dhe ndalimin e programit të tij të pasurimit të uraniumit. Një raund i ri nuk është njoftuar ende.
“Askush përveç vetë Trumpit nuk i beson fjalët e tij kundër kombit iranian. Nga njëra anë, ai flet për paqe dhe stabilitet dhe, nga ana tjetër, na kërcënon me mjetet më të sofistikuara për vrasje dhe me deklarata kontradiktore. Ai njëkohësisht dërgon mesazhe paqeje, gjakderdhjeje dhe pasigurie”, shtoi presidenti iranian.
Trump tha të dje se SHBA-të kishin paraqitur një propozim formal për një marrëveshje bërthamore, por ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha po atë ditë se Irani nuk kishte marrë asnjë propozim të tillë me shkrim nga Uashingtoni, as drejtpërdrejt as tërthorazi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…