Në fjalimin e tij të parë publik në Kanada, Papa Françesku u ka kërkuar falje të mbijetuarve të shkollave rezidenciale indigjene.
“Më vjen shumë keq”, tha Papa në një ish-shkollë rezidenciale në Maskwacis, pranë Edmontonit.
Ai tha se falja e tij është hapi i parë dhe se duhet të ndodhë një “hetim serioz” për abuzimet për të nxitur shërimin.
Papa Françesku shprehu “dhimbje, indinjatë dhe turp” për veprimet e shumë anëtarëve të Kishës Katolike Romake, të cilët drejtonin shumicën e shkollave rezidenciale në Kanada.
Papa 85-vjeçar e quajti sistemin e shkollave një “gabim katastrofik” dhe kërkoi falje “për të keqen e kryer nga shumë të krishterë” kundër popujve indigjenë.
Deklaratat e tij u dëgjuan nga krerët indigjenë që u mblodhën në “Muskwa Park” së bashku me të mbijetuarit e shkollave rezidenciale të Kombeve të Parë, Métis dhe Inuit.
Falja e Papës u prit me duartrokitje nga të mbijetuarit në audiencë, disa prej të cilëve udhëtuan nga larg për të dëgjuar fjalimin e tij.
Të pranishëm ishin gjithashtu kryeministri Justin Trudeau dhe guvernatori i përgjithshëm Mary Simon, personi i parë indigjen që mbajti atë pozicion.
Papa ndodhet në Kanada për të kërkuar falje për rolin e kishës në shkollat që synojnë asimilimin e fëmijëve indigjenë.
Shkollat e financuara nga qeveria ishin pjesë e një politike që synonte të shkatërronte kulturat dhe gjuhët indigjene.
Përpara fjalëve të tij, Papa u takua privatisht me udhëheqësit në kishën lokale dhe drejtoi një lutje të heshtur në Varrezat e Kombit Ermineskin Cree, ku ka varre të shënuara dhe me gjasë të pashënuara, të studentëve të shkollave rezidenciale.
Vendi i mëparshëm i Shkollës Rezidenciale Ermineskin, një nga më të mëdhenjtë në Kanada, është ndalesa e parë e Papës në udhëtimin e tij, në atë që Papa e ka quajtur “një pelegrinazh pendimi”.
Shumë i kanë bërë thirrje Papës që të kërkojë falje për rolin që ka luajtur Kisha Katolike Romake në funksionimin e deri në 70% të shkollave rezidenciale në Kanada.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…