Para dy ditësh, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka shpallur “non grata” dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme së Rusisë, Marija Zaharova.
Ajo ka thënë se Kosova nuk po i ndal aktivitetet provokuese.
“Autoritetet e “vetëshpallura të Kosovës” dhe forcat pas tyre nuk i ndalin aktivitetet e tyre provokuese në raport me diplomatët rusë në Republikën e Serbisë. Sapo bashkëpunëtorët e zyrës në Prishtinë të Ambasadës Ruse në Serbi u larguan nga Kosova, menjëherë u organizua një provokim i ri, përkatësisht, u hodhën informacione të rreme për të vënë në dyshim përkushtimin e Rusisë ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Zaharova, shkruan Tanjug, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse po ashtu ka ftuar UNMIK-un e KFOR-in që t’u ofrojë siguri misionit rus në Kosovë.
“Rusia i bën thirrje Administratës së Përkohshme Civile të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe forcës paqeruajtëse ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, gjegjësisht KFOR-it, që të sigurojnë kushte të sigurta për stafin e misionit rus në Prishtinë. I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të stafit të zyrës ruse në Prishtinë. Presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, ka thënë Zaharova, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Dy zyrtarët e Zyrës Ndërlidhës të Rusisë në Prishtinë, të shpallur “persona non grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë parë dje duke e lëshuar Kosovën.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, më konkretisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…