Është një prej kontribuesve kryesorë në ngrohjen globale si një prej vendeve që çlirojnë më shumë gazra karbonikë në atmosferë, por disa rajone të Kinës po përballet këto ditë me temperaturat më të ulëta në histori.
Ekspertët thonë se në qytetin verilindor Jiçun, temperaturat kanë arritur minimumin historik dhe pritet të zbresin nën rekordin e 1980-ës, -47.9 gradë Celcius. I ftohti ekstrem dhe reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë kryesisht rajonet Shanshi, Hebei dhe Liaoning, por edhe kryeqytetin Pekin.
Autoritetet në këto zona kanë paralajmëruar se mund të shpallet gjendja e emergjencës, ndërsa pritet të urdhërohet mbyllja e shkollave dhe institucioneve publike. Ekspertë të ndryshëm thonë se kjo vale e të ftohtit i ka ndikuar në uljen e mesatares së temperaturave për Dhjetorin, duke thyer edhe trendin rritës të këtyre 3 dekadave të fundit.
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…