Dy shqiptarët, Erjon Hotaj 31 vjeç dhe Armando Murati 41 vjeç janë dënuar me 48 vite burg, nga 24 vite burg secili në Belgjikë, lidhur me vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Festim Kalaja.
Elektriçisti 40-vjeçar, Festim Kalaja, është vrarë në mënyrë makabre në vitin 2019 në Belgjikë. Festim Kalaja është vrarë për një konflikt që lidhet me çështje droge me dy shqiptarët.
Erjon Hotaj dhe Armando Murati kanë pranuar para drejtësisë belge se “kishin punësuar Festimin për t’i ndihmuar që të ndërtonin plantacionin e kanabisit që kishin në Belgjikë”.
Ata kanë thënë se merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas për ta çuar te plantacioni i drogës. Vrasja e elektriçistit Festim Kalasë ka ndodhur disa ditë pasi plantacioni i dy shqiptarëve u grabit. Sipas autoriteteve belge, pas grabitjes dyshohet të ketë qenë Festim Kalaja, e për këyë arsye ai u vra më vonë nga dy shqiptarët.
Autorët i bënë pritë Festimit, ata ia mbuluan kokën me një thes dhe e morën me forcë në makinë. Autorët pranojnë se kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike, ndërsa për vrasje kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…