Presidenti Hashim Thaçi është duke u intervistuar sonte nga gazetari shumë i njohur, Adi Krasta.
Kur ku i fundit po e pyeste Thaçin për rolin e tij në drejtim me partitë politike, Presidenti përgjigjej siç di ai.
“President, ju jeni në gjendje të flisni shumë, por të mos thëni asgjë që i hynë në punë gazetarit”, i tha Krasta, Thaçit.
Presidenti në anën tjetër tha se “kjo nuk është e vërtetë” dhe se ai ka qenë një nga politikanët më transparent me gazetarët, shkruan Insajderi.
Megjithatë Thaçi njihet për “provokimet” e tij ndaj gazetarëve. Ai edhe në disa raste – gjatë konferencave për media, u ka kthyer gazetarëve përgjigje krejtësisht tjera, përkundër pyetjeve insistuese që kanë shkuar në drejtim të tij.