Zëri i Nexhmie Pagarushës do të jehojë nesër në Prishtinë ndoshta si kurrë më parë.
Kjo për arsye se këngët e saj do të dëgjohen njëkohësisht në të gjitha lokalet e Prishtinës.
Kjo iniciativë e veçantë për të nderuar bilbilin e këngës shqipe do të realizohet nga Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.
“Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, ka shkruar Petrit Kllokoqi, Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës.
Postimi i plotë i Petrit Kllokoqit, Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës:
Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përçon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësore që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do t’ia sigurojë përjetësinë.
Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona.
Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vdekjes së ikonës shqiptare. Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimet e bukura që la tek ne.
Shprehim konsideratë të veçantë për Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.
Me respekt, Petrit Kllokoqi – Kryetar i Gastronomëve të Prishtinës. LAVDI!
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…