LAJME

Administrata publike në Gjermani në krizë, 360 mijë vende pune të lira

Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së mësuesve, edukatorëve e policëve. 360.000 vende në administratën e shërbimit publik janë të pazëna.

Disa sindikata të administratës së shërbimit publik në Gjermani kanë ngritur alarmin. “Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW pët grupin mediatik Funke. Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se “në të gjithë sektorët e policisë mungojnë policët”. Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar. “Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha landet, edhe Policia Federale dhe Zyra Federale e Kriminalistikës”.

Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të pazëna në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Merbitz është shprehur se prej vitesh sistemi arsimor nuk është financuar sa duhet, “me pasoja dramatike”. Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshte ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore. “Kjo çon shpesh në një rreth vicioz të mbingarkesës së personelit nga mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesë fuqie punëtore nga mbingarkesa”, thotë Merbitz, sepse shumë të punësuar në këtë sektor dalin me orar të shkurtuar për të shmangur stresin personal.

Edhe mungesa e policëve ndjehet sidomos në sektorin e kontrollit të trafikut, thotë Mertens. “Pasoja është një rrezik më i vogël i kapjes së rasteve të shkeljes së rregullave që reflektohet negativisht në statistikën e aksidenteve.”/DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago