BOTA

Afganët u frikësohen ligjeve të ashpra islamike

Qëkur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, afganët dhe krejt bota kanë pritur nëse ata do të rivendosin regjimin brutal të viteve ’90.

Talebanët thonë se kësaj here do të përdorin taktika të tjera. Janë të bindur se policia fetare vetëm do t’u flasë afganëve nëpër rrugë.

Në Herat, policia talebane ka vendosur postblloqe. Në disa raste kanë këshilluar afganët që t’u binden ligjeve islamike.

Shefi i policisë fetare në Herat thotë se forcat policore nuk do të detyrojnë afganët që të ndërrojnë stilin e jetës së tyre.

Gjatë regjimit të kaluar të talebanëve, Ministria e Punëve të Brendshme ishte e njohur për ligjet e ashpra islamike.

Policia patrullonte me automjete dhe dënonte afganët që nuk u bindeshin ligjeve fetare.

Burrave nuk u lejohej shkurtimi i mjerës dhe ishte e ndaluar çfarëdo zhanri muzikor.

Talebanët gjithashtu ua pamundësuan vajzave dhe grave që të arsimohen dhe ua ndaluan jetën publike. Kërkonin nga gratë që ta mbulonin krejt trupin dhe fytyrën.

Mirëpo teksa talebanët thonë se po respektojnë të drejtat e grave kësaj radhe, afganet ende përballen me disa ndalesa. Talebanët ua kanë ndaluar punën. Mund të punojnë vetëm nga shtëpia.

Aktivistja e të drejtave të grave, Fatima Farahi, e cila ka jetuar nën regjimin taleban nga viti 1996 deri më 1999, ende i kujtohet frika që përjetonin afganët.

Është e shqetësuar se afganët do të largohen edhe më shumë nga shteti nëse ashpërsohen ligjet ndaj tyre.

Shteti edhe ashtu është në krizë ekonomike. Shumë biznese janë mbyllur. Stilisti i flokëve, Mohammad Naser, është njëri prej biznesmenëve që frikësohet se do t’i mbyllet lokali.

Thotë se nëse vendosen ligjet islamike, burrave nuk do të lejohet mirëmbajtja e mjekrës dhe kjo do të ketë pasoja edhe në biznesin e tij.

Talebanët po përballen me probleme të shumta ekonomike teksa po tentojnë të qeverisin me Afganistanin.

Sfidë kryesore e tyre janë militantët e ISIS-it që kanë shteruar burimet e shtetit afgan.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago