FOTO&VIDEO

Shqiptarët kthehen në çështje në Amerikë Latine/ Mediat ekuadoriane: Po kërkojnë të dominojnë me çdo kusht

Shqiptarët tashmë janë kthyer në çështje dhe në Amerikën Latine. Ngjarja që tronditi Guajakilin ditë më parë ku mbeti i vrarë Ergys Dashi brenda një lokali, bëri që mediat ekuadoriane të kthejnë vëmendjen tek shqiptarët.

Si u zhvilluan, si përdorën mafien italiane si trampolinë për të kaluar në Amerikë Latine dhe po kërkojnë dominimin kudo që janë.

Sipas mediave latine, zanafilla sipas tyre daton në vitin 2001, kur shqiptarët e parë filluan të mbërrinin në vendet e Amerikës Latine, kryesisht në Kolumbi. Duke përdorur mprehtësinë e tyre arritën që të merrnin kontrollin e hyrjes së drogës në portet e Europës.

Zgjodhën Ekuadorin si pikë kyçe për shkak të kontrollit të dobët të kufijve dhe mangësive të sistemit gjyqësor, por edhe ekonomisë që lejonte dollarin, dhe investimet e shumta, prej të cilave kryhet pastrimi i parave.

Në 14 vitet e fundit emisarët e këtyre grupeve kanë shumëfishuar marrëveshjet për furnizimin me kokainë mes furnitorëve kolumbianë dhe mafiozëve të ndryshëm evropianë.

Prokurori i Guayaquilit César Peña, thekson se në 7 vitet e fundit ai ka hetuar një duzinë me të huaj duke përfshirë shqiptarë, shqiptarë të Kosovës, serbë, maqedonas dhe malazezë, pothuajse të gjithë për trafik droge. Lufta për drogë në këto vende ka prodhuar jo pak vrasje vitet e fundit dhe gjatë vitit 2021 u sekuestruan 210 tonë drogë.
Adriatik Tresa është një prej shqiptarëve që mbërriti në Ekuador. Tresa do të mund t’i mbijetonte botës së krimit për vetëm 9 vite pasi në nëntor të vitit 2020 ai u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në La Aurora të Ekuadorit.

Autorët të veshur si efektivë policie hynë lehtësisht në rezidencën e Tresës dhe e qëlluan atë për vdekje. Në maj të vitit 2017, një tjetër shqiptar Ilir Hidri, u qëllua për vdekje në periferi të Guayaquilit. Hidri u ekzekutua nga persona të armatosur hipur mbi motoçikleta.

Po ashtu një tjetër shqiptar, tanimë nga Kosova, Remzi Azemi i cili ishte nipi i Hidrit – u plagos kur një person i armatosur e qëlloi atë teksa hapi xhamin e makinës së tij të blinduar për pirë një cigare.

Bandat shqiptare të trafikut të drogës kanë bërë përparime të mëdha në Ekuador përgjatë viteve të fundit. Kjo u evidentua edhe me arrestimin e Dritan Rexhepit në vitin 2014, shqiptarit të akuzuar për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në Ekuador pasi u kap me 278 kilogramë kokainë.

Rexhepi u dënua me 13 vjet dhe po vuan dënimin në burgun e Latacungas, nga ku, sipas Interpolit, shqiptari operon me komunikime të koduara për të koordinuar nisjen e ngarkesave të mëdha të drogës deri në çmontimin e organizatës së tij në Shqipëri në shtator të vitit 2020, kur u arrestuan më shumë se 100 persona.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago