BOTA

Afganistan, dramë si e Rayanit në Marok: a do shpëtojë Haidari 9-vjeçar?

Ekipet e shpëtimit në Afganistan po përpiqen të arrijnë një djalë 9-vjeçar të bllokuar prej dy ditësh në një pus në provincën jugore të Zabulit.

Operacioni në fshatin Shokak erdhi më pak se dy javë pasi një përpjekje e ngjashme për të shpëtuar një fëmijë nga një pus në Marok tërhoqi vëmendjen e botës – por operacioni përfundoi fatalisht me djalin Rayan që nuk mundi të mbijetonte.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale të enjten tregojnë një djalë të identifikuar si Haidar, i ngecur në një pus, shkruan Aljazeera.

Zyrtarët lokalë thanë se djali dukej i bllokuar rreth 10 metra (33 këmbë) poshtë një boshti 25 metra. Sipas raportimeve të mediave, ai është në gjendje të lëvizë krahët dhe pjesën e sipërme të trupit.

“A je mirë, biri im?”, dëgjohet në një regjistrim babai i tij kur i flet.

“Fol me mua dhe mos qaj, po punojmë që të të nxjerrim jashtë”.

“Mirë, do të vazhdoj të flas,” i përgjigjet djali me një zë ankues.

Videoja është marrë nga ekipet e shpëtimit të cilët ulën kamerën përmes një pusi të ngushtë me litar.

“Ka një ekip atje me një ambulancë, oksigjen dhe gjëra të tjera të nevojshme,” shkroi në Tëitter Abdullah Azzam, sekretar i zëvendëskryeministrit Mullah Abdul Ghani Baradar në qeverinë e udhëhequr nga talebanët.

Ekipet e shpëtimit hapën një kanal nga cepi i sipërfaqes në përpjekje për të arritur në pikën ku djali është bllokuar.

Duket e ngjashme me zgjidhjen inxhinierike të provuan në Marok në fillim të shkurtit, kur Rayani 5-vjeçar ra në një pus 32 këmbë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago