US soldiers take up their positions as they secure the airport in Kabul on August 16, 2021, after a stunningly swift end to Afghanistan's 20-year war, as thousands of people mobbed the city's airport trying to flee the group's feared hardline brand of Islamist rule. (Photo by SHAKIB RAHMANI / AFP)
Trupat amerikane po marrin kontrollin e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa banorët e dëshpëruar po përpiqen të largohen nga qyteti, pasi talebanët pushtuan Afganistanin, shkruan BBC.
Ushtria amerikane ka siguruar vendin dhe po merr kontrollin e trafikut ajror për të evakuuar stafin amerikan dhe aleatët.
Edhe vendet e tjera po evakuojnë stafin, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka dërguar trupa për këtë operacion.
Por fluturimet komerciale janë pezulluar kryesisht, duke bllokuar qindra afganë dhe shtetas të tjerë të huaj.
Talibanët shpallën fitoren pasi qeveria u rrëzua të dielën. Presidenti Ashraf Ghani ka ikur jashtë vendit.
Kthimi i militantëve në pushtet i jep fund thuajse 20 viteve të pranisë së koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vend, përcjell Bota sot.
Kabuli ishte qyteti i fundit i madh në Afganistan që u përball me një ofensivë talebane që filloi muaj më parë, por u përshpejtua në ditët e fundit, kur ata fituan kontrollin e territoreve, duke tronditur shumë vëzhgues.
Grupi islamik ishte në gjendje të merrte kontrollin pasi shumica e trupave të huaj u tërhoqën.
Në fundjavë, Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti tërheqjen e trupave amerikane, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”.
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…