Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i tij ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina, duke thënë se ato kanë “fuqi të madhe shkatërruese”.
Serbia është bërë vendi i dytë në botë pas Pakistanit që blen raketa CM-400 nga Kina. Sipas Vuçiçit, rrezja e veprimit të këtyre raketave varion nga 200 deri në 400 kilometra.
“Është një armë e rëndësishme, tmerrësisht e shtrenjtë, por ne kemi arritur të marrim një zbritje të vogël”, tha ai, duke shtuar se këto raketa tanimë janë integruar në avionët luftarakë rusë MiG-29 të ushtrisë serbe.
Sipas të dhënave të institutit suedez për kërkime ndërkombëtare të paqes (SIPRI), 57% e armëve të importuara nga Serbia në vitet e fundit vijnë pikërisht nga Kina.
Blerja e armatimit kinez nga Beogradi ka nxitur reagime në rajon. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, tha se ky është një “zhvillim i ri” dhe njoftoi se do të bisedojë me partnerët e NATO-s.
“Blerja e raketave CM-400 tregon një ndryshim në arsenalin e tyre. Ne do të njoftojmë partnerët tanë në NATO për këtë zhvillim. Megjithatë, nuk presim që këto armë të përdoren kundër nesh”, tha Plenkoviç.
Edhe Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që Serbia të bëjë zgjedhje të qarta strategjike, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak me Kinën mund të krijojë varësi dhe të komplikojë rrugën evropiane të vendit.
Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se Serbia po vazhdon me blerje të armatimit që kanë “tendenca hegjemoniste”, duke theksuar se asnjë vend fqinj nuk ka shfaqur pretendime territoriale apo agresive ndaj Serbisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…