BOTA

Afganistan: Shpërthim brenda xhamisë së Heratit, vritet kleriku fetar i talibanëve

Një klerik pro-Taleban është në mesin e 18 personave të vrarë në një shpërthim jashtë një xhamie në qytetin afgan të Heratit, raportoi të premten AP.

Mujib Rahman Ansari vdiq së bashku me vëllain e tij, anëtarët e tij të sigurisë dhe civilët e mbledhur për lutje në një shpërthim që dyshohet se ishte vetëvrasës.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas sulmit, të cilin talebanët e denoncuan si “të ligë” dhe “frikacak”. Ky rasti më i fundit i një serie vrasjesh me bomba ku janë përfshirë figura të larta fetare në Afganistan.

Sipas policisë, Ansari po mbërrinte në xhaminë Gazargah për të kryer lutjet e drekës të së Premtes kur një person me bomba në vete i puthi dorën klerikut dhe shpërtheu mjetin shpërthyes.

Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 23 persona u plagosën në sulm, por raportet lokale sugjerojnë se shifra totale e viktimave mund të jetë dukshëm më e lartë.

Kleriku ishte i njohur në Afganistan për mbështetjen e tij ndaj sundimit të talebanëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago