Një masë ajrore ciklonike nga Evropa veriore do të shtrihet sonte gradualisht drejt rajonit tonë, ndërsa ende do të jemi në sektorin e nxehtë të këtyre masave ajrore deri të shtunën pasdite kur do të fillojnë erërat e ftohta nga veriu dhe veriperëndimi. Për këtë arsye sonte dhe nesër priten reshje lokale bore, por edhe shiu në disa ultësira.
Cikloni i fuqishëm me origjinë nga Atlantiku verior do të vijë nga Polonia dhe do të zhvendoset drejt Rumanisë, Bullgarisë dhe Detit të Zi.
Me ardhjen e kësaj mase të fuqishme ciklonike do të krijohet një fushë e fuqishme ciklonike me shtrirje që nga Deti i Zi deri në Detin Egje dhe jugperëndim të Turqisë, ndërsa në anën tjetër në Evropë nga Franca, Britania dhe Gjermania do të kemi masën gjigande anticiklonike e cila do të shtrihet deri në territoret tona.
Si pasojë do të kemi dallime të mëdha në fushat barike nga veriperëndimi me presion të lartë atmosferik (anticiklon) e juglindja me presion të ulët atmosferik (ciklon). Ndërverprimi i këtyre masave ajrore do të shkaktojë erëra të fuqishme në rajonin tonë dhe njëkohësisht do të kemi depërtimin e masave mjaft të ftohta ajrore që vijnë nga Siberia.
Reshje lokale bore priten sonte, ndërsa nesër mund të ketë edhe riga shiu. Pasdite nesër do të kemi fillimin e depërtimit serioz të masave mjaft të ftohta dhe kështu priten vetëm reshje bore. Për shkak të mungesës së ciklogjenezës në Detin Adriatik ose Jon nuk do të ketë reshje të mëdha bore në viset tona.
Sidoqoftë, nga nesër pasdite dhe në mbrëmje përgadituni për ardhjen e temperaturave polare. Priten edhe reshje lokale bore, ndërsa në viset kodrinore-malore do të ketë borë me erëra të forta që do të krijojnë atmosferë të dimrit të fortë klasik, edhe pse nuk do të ketë borë të kënaqshme.
Nëpër disa zona më të ulëta të Dukagjinit vështirë që do të ketë reshje bore të kënaqshme, edhe pse mund të ketë fjolla të herëpashershme.
Detaje të reja në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…