Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka mundur ta ruaj qetësinë kur iu përmenden shkeljet e gjetura nga Auditori i Përgjithshëm sot gjatë seancë së Kuvendit Komunal.
Donjet Bislimi i PDK-së iu drejtua duke i thënë se s’ka më kredibilitet dhe se, siç tha ai, do t’i vinte turp nëse Auditori do të gjente aq shkelje.
E reagimi i Bahtirit ishte i papritur. Ai nisi të bërtas dhe ta godas tavolinën me grusht.
Nënkryetari dhe zyrtarët e komunës u munduan ta ndalin.