KRYESORE

Inteligjenca Amerikane sugjeron se Izraeli po përgatitet për të goditur objektet bërthamore të Iranit

Sipas disa zyrtarëve amerikanë, të njohur me informacionet më të fundit të inteligjencës, CNN raporton se SHBA ka siguruar informacione të reja që sugjerojnë se Izraeli po bën përgatitje për të goditur objektet bërthamore të Iranit.

Ky lajm vjen në mes të përpjekjeve të Trump për të ndjekur një marrëveshje diplomatike me Teheranin, ku sipas zyrtarëve një goditje e tillë do të ishte një “thyerje” e qartë e Izraelit me presidentin Trump, që do të rrezikonte poashtu një konflikt më të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme – diçka që SHBA-ja ka kërkuar ta shmangë që nga përshkallëzimi i tensioneve pas luftës në Gaza në vitin 2023.

Zyrtarët kanë theksuar poashtu se nuk dihet nëse udhëheqësit izraelitë kanë marrë një vendim përfundimtar, dhe se ekziston mosmarrëveshje e thellë brenda qeverisë amerikane për mundësinë që Izraeli të veprojë.

“Shanset për një goditje izraelite ndaj një objekti bërthamor iranian janë rritur ndjeshëm muajt e fundit,” ka thënë një nga burimet, duke shtuar se “mundësia e një marrëveshjeje SHBA-Iran e ndërmjetësuar nga Trump, e cila nuk eliminon të gjithë uraniumin iranian, e bën më të mundshme një goditje.”
Sipas burimeve të shumta të njohura me inteligjencën, këto shqetësime vijnë jo vetëm nga deklaratat publike dhe private të zyrtarëve izraelitë, por edhe nga komunikimet e përgjuara dhe vëzhgimet e lëvizjeve ushtarake izraelite që mund të sugjerojnë një goditje të afërt.

Ndër përgatitjet ushtarake që SHBA ka vëzhguar janë lëvizja e municioneve ajrore dhe përfundimi i një ushtrimi ajror, kanë thënë dy nga burimet.

CNN njofton se ka kërkuar koment nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe zyra e kryeministrit izraelit. Ndërkohë, Ambasada Izraelite në Uashington nuk ka komentuar mbi çështjen.

Kujtojmë se Trump publikisht ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër Iranit nëse përpjekjet e administratës së tij për një marrëveshje të re nuk japin rezultat. Një diplomat i lartë perëndimor, i cili është takuar me presidentin në fillim të këtij muaji, ka thënë se Trump ka bërë të ditur se SHBA do t’i jepte vetëm disa javë negociatave për të pasur sukses, përpara se të kalonte në veprime ushtarake. Megjithatë, për momentin, politika e Shtëpisë së Bardhë mbetet ajo e diplomacisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago