KRYESORE

Agjentët e Trumpit vrasin një burrë në Minneapolis, regime të forta nga politika

Agjentët Federalë të Imigracionit në Minneapolis kanë qëlluar për vdekje një 37-vjeçar. Autoritete kanë bërë me dije se 37-vjeçari me shtetësi amerikane qështë qëlluar për vdekje nga forcvat e policisë.

Vrasja e 37-vjeçarit ka sjellë reagimet të forta politike.

Sipas shefit Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, 37-vjeçari ishte posedues i ligjshëm i një arme zjarri dhe se kontakti i vetëm i njohur i tij me organet e rendit kishte qenë për çështje të vogla administrative, të lidhura me gjoba parkimi.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni të agjentëve federalë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve deklaroi se oficerët po kryenin një operacion të synuar ndaj një personi të kërkuar për një vepër të dhunshme, kur një individ i armatosur iu afrua dhe, sipas tyre, rezistoi me dhunë përpjekjeve për t’u çarmatosur.

Në këtë kontekst, një agjent hapi zjarr, duke shkaktuar vdekjen e tij në vend, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Pas ngjarjes, në zonën ku ndodhën të shtënat shpërthyen protesta.

Autoritetet raportuan për përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve, ndërsa u përdor edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Policia e shpalli zonën si “tubim të paligjshëm” dhe u bëri thirrje banorëve të largohen, duke e cilësuar situatën si të paqëndrueshme. Gjithashtu u raportua për ndezjen e dy zjarreve të vogla, të cilat u shuan nga shërbimet emergjente.

Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, reagoi ashpër ndaj operacioneve federale të imigracionit, duke i cilësuar ato si një “pushtim” dhe duke i bërë thirrje Presidentit të SHBA-ve që të ndërhyjë dhe të ndalë këto veprime.

“Sa amerikanë të tjerë duhet të vdesin apo të lëndohen që kjo të marrë fund?”, deklaroi ai, duke shtuar se operacione të tilla nuk po rrisin sigurinë në qytet.

Edhe guvernatori i Minesotës, Tim Walz, u shpreh i indinjuar, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të agjentëve federalë nga shteti.

Ndërkohë, përfaqësuesja në Kongres, Ilhan Omar, e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe akuzoi administratën federale për përdorim force ndaj qytetarëve.

Autoritetet federale, përfshirë drejtuesit e ICE dhe Kontrollit Kufitar, pritet të mbajnë një konferencë të veçantë për shtyp për të dhënë detaje mbi operacionin dhe rrethanat e incidentit. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa situata në Minneapolis mbetet e tensionuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago