Ushtria e Shteteve të Bashkuara nisi një sulm ndaj një anijeje luftarake iraniane në brigjet e Sri Lankës, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters të mërkurën. Pak çaste më vonë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së konfirmoi sulmet se një nëndetëse amerikane e kishte goditur anijen me një silurë.
Siç është raportuar më parë, ushtria e Sri Lankës ka shpëtuar të paktën 30 persona nga një anije iraniane që po fundosej, tha ministri i jashtëm i vendit para parlamentit. Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe pjesa tjetër janë të zhdukur.
Marina e Sri Lankës ka dërguar një mision shpëtimi pas një thirrjeje për ndihmë nga një anije iraniane, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes më herët të mërkurën.
“Mbërritëm në vendin e ngjarjes dhe pamë vetëm varka shpëtimi. Anija nuk ishte fare aty, ajo ishte fundosur tashmë”, tha një anëtar i shërbimit të shpëtimit.
Ministri i Jashtëm Vijitha Herath nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se Sri Lanka do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Mediat lokale raportuan se anija raportoi se kishte nevojë për ndihmë në brigjet e qytetit Galle në jugperëndim të ishullit në Oqeanin Indian dhe se të plagosurit u shtruan në një spital në të njëjtin qytet.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…