FOTO&VIDEO

Agushi letër të hapur Harvey Keitel: Mos luani në filmin për “Shtëpia e verdhë”, është puro propagandë serbe

Aktorja Aurita Agushi ka dërguar një eltër publike aktorit me famë botërore, Harvey Keitel, ku i ka kërkuar që të mos jetë protagonist në filmin “Shtëpia e verdhë”.

Kjo është letra e plotë e Agushit:

I dashur Harvey Keitel, po dëgjoja lajmet e RTK-së sonte, dhe emri yt u përmend për një angazhim të mundshëm tuajin në një film propagandues serb, për të ashtuquajturën shtëpi inegzistence “Shtëpia e verdhë“, ku kinse shqiptarët kanë kryer krime mbi popullatën civile serbe.

Realiteti është krejt ndryshe i dashur Harvey. Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit . Unë e di që mua nuk më takon të të them se çfarë të luash e çfarë jo. Por tani bëhet fjalë për një puro propagandë të shtetit serb.

Shumë i dashur Harvey, une jam aktore vetë, dhe shpesh herë keni qenë inspirim për mua. Por ju lutem shumë mos e bëni një gjë të tillë, sepse do ta lëndonit një popull të tërë. Do ta lëndonit një popull i cili i rrezikohej nga spastrimi etnik. Ju lutem mos e bëni, sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë , të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar . Do t’i lëndonit mbi 20.000 gra të dhunuara . Do t’i lëndonit 1653 familjet e personave të pagjetur që ende nuk e kanë një varr ku ti qajnë të afërmit e tyre . Gjatë gjithë luftës kam qenë në Kosovë, dhe e dini cila ka qenë frika ime më e madhe i dashur Harvey ?! Jo nga vdekja, sepse në luftë njeriu edhe mund të vritet, por frika ime më e madhe ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte.

Ju kujtoj i dashur Harvey që NATO intervenoi në vitin 1999 që ta shpëtoj një popull nga spastrimi etnik , dhe që të mos përsëritej një Srebrenica e dytë . Andaj shumë i dashur Harvey të lutem mos e bëj, sepse nuk të bën aspak nderë një film propagandues i një regjimi që bëri tre lufta brenda 10 viteve në Ballkan duke lënë me qindra mijëra varre pas vetes .

Me përulësi Aurita Agushi aktore nga Kosova .


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago