Zëvendësministri i Jashtëm dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmend Greqinë si mundësi që mund ta njohë Kosovën, pasi thekson se raportet mes dy vendeve janë përafruar shumë.
“Angazhimi është i përditshëm në këtë drejtim. Është e qartë se njohjet e reja ka vite që tregojnë se nuk mund të vijnë në valë siç kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, për arsye tashmë të ditura, pasi 117 vende veçse e kanë njohur Kosovës. Ka zhvillime në një numër të vendeve, veçmas të këtyre të Bashkimit Evropian, katër prej të cilave janë edhe anëtare të NATO-s. Duke prioritizuar këto sepse edhe synimet multilaterale kanë për prioritet BE-në dhe NATO-n. Me Greqinë kemi pasur zhvillimin më të theksuar, kur kemi ngritur statusin e zyrës sonë në Athinë nga një zyrë për çështje ekonomike në një zyrë për çështje të interesave për Kosovën”, thekson zëvendësministri Ahmeti për Kosovapress.
Krahas kësaj, Ahmeti është optimist se në vitin 2024 do të ketë lëvizje pozitive sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ai deklaron se raporti i juristëve eminent të KiE-së për Kosovës ka qenë pozitive dhe se s’ka asnjë kushtëzim sa i përket dialogut me Serbinë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…