FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona. Një autobus postar ishte përfshirë nga një zjarr i madh, duke shkaktuar kështu një tragjedi në shtetin zviceran, raporton Gazeta Express.

Gazeta zvicerane “Blick” sot ndërkohë ka zbuluar detaje shokuese të kësaj ngjarjeje duke raportuar se personi që ka shkaktuar zjarrin ishte 65 vjeçari Roger K., i njohur edhe më herët për probleme.

Siç raporton mediumi zviceran, Roger K. kishte lyer veten me lëndë djegëse dhe rreth orës 18:30 i kishte vënë vetes flakën brenda autobusit postar. Nga ky akt ka mbetur i vdekur vetë Roger K si autor i krimit dhe pesë persona të tjerë.

“Blick” shkruan se autori i krimit kishte qenë protagonist i një ngjarje në vitin 2019, kur ishte barrikaduar brenda ndërtesës së SRF-së në Bernë.

Atë kohë ai kishte kontaktuar ekipin editorial të Blick. Në një email, ai Roger K. kishte deklaruar se ishte përgjegjës për një incident të kaluar që kishte bërë bujë në media.

“Atë ditë, u barrikadova brenda ndërtesës së SRF në Bernë”, shkroi K.

Ai një mëngjes, të hënën e gushtit 2019, kishte hyrë me forcë në zyrën postare të ndërtesës së SRF në lagjen Monbijou të Bernës  dhe kishte kërcënuar se do të dëmtonte veten.

Policia e kishte arrestuar atë më vonë pa u shkaktuar ndonjë lëndim dhe një ambulancë e kishte çuar në spital. Askush nuk ishte lënduar.

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë muskulore dhe kam punuar gjithë jetën time” i kishte thënë Roger K. gazetës Blick në mesazhin e tij në atë kohë.

“Tani dua të përmbush dëshirën time të fundit përpara se të ndërroj jetë në paqe”, kishte shtuar ai, duke deklaruar në email se aktualisht punonte në një program punësimi në kantonin e Fribourg-ut.

Pastaj erdhi e marta e kësaj jave në Kerzers

Këtë herë, Roger K. jo vetëm që dëmtoi veten, por edhe shumë njerëz të tjerë. Siç shkruan Blick.ch, rreth orës 17:45, ai kishte hipur në autobusin postar në Düdingen, Fribourg.

Ai ishte duke shkuar për në Kerzers.

Në orën 18:25, 65-vjeçari ishte lyer me benzinë ​​brenda autobusit, dhe i kishte vënë flakën vetes dhe flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë autobusin. Gjashtë persona vdiqën, përfshirë autorin e krimit, Roger K.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago