Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në diskutimin e tij për çështjen e ndërtimeve në Badovc ka thënë se presioni më i madh për këtë çështje ka ardhur nga ish- partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.
“Presioni më i madh për këtë lagje më ka ardh prej VV-së. Ne po e mbrojmë komunën nga çdo padi. Qejfi jem më i madhi është nëse marrim vendim mos me ndërtu lagjen sepse i hiqi goxha do gajle. Krejt në rregull që t`i ndalojmë por sot kemi ligje në fuqi dhe plani rregullativ në fuqi. Po shkoi kjo seancë në gjykatë pala ka shumë të drejta, por duhet të shohim zgjidhje sepse me hup në gjykatë dhe me dhënë leje është katastrofë dhe ne do të keqpërdorim”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka kërkuar që vendimet e KK-së të jenë gjithëpërfshirëse. “Do të ishte mirë ta dimë çfarë po marrim vendime. Nëse është për mbrojtjen e ujit komuna nuk është përgjegjëse, pasi këtë përgjegjësi e ka Ministria e mjedisit. Mendja nuk më shkon ta mbrojë ndërtimin në Badovc. Nëse vjen propozimi mi ndalu krejt lagjet unë ju them se duhet me votu për. Duhet te jemi të barabartë”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…