POLITIKE

“Ai farë shk*lani”- Sami Lushtaku ka një porosi për Besnik Bislimin pas përleshjes në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, të enjten në foltoren e Kuvendit e gjuajti me ujë kryeministrit, Albin Kurti teksa ky i fundit po fliste, situata agravoi në përleshje fizike u përfshinë deputetë të opozitës dhe kabinetit qeveritar.

Për veprimet e Mërgimit dhe të tjerëve në Kuvend për Insajderin ka folur babai i tij, Sami Lushtaku njëherit ish-deputet i Kuvendit. Ai foli më konkretisht për gjuajtjen me shishe të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi drejtim të deputetit Lushtaku.

Mes tjerash Lushtaku e ka ofenduar Bislimin teksa ka kërkuar nga ai të jetë më i kujdesshëm e të mos i kalojë gjërat në personale.

“Zoti Bislimi e ka bë një gabim të madh sepse ka mujt me ma lëndu djalin keq, dhe duhet me kanë i kujdesshëm. Unë e di që është parlament që ndodhin këto situata, megjithatë atë unë mendoj që jo vetëm ai Bislimi, ai farë shkulani, por, mendoj që secili edhe djali jem edhe deputetë tjerë duhet me qenë të kujdesshëm qysh po sillen në parlament dhe veprimet e tyre, duhet me i kontrollu sepse janë veprime të rënda edhe për familjet“, ka thënë ai për Insajderin.

“E tillë ka qenë për mua si prind, nëna e tij, motrat sepse janë situata të rënda me thënë të drejtën nuk është mirë me i qitë në personale këtë farë situate“, u shpreh Lushtaku mes tjerash.

Lushaku ka treguar se ku ndodhej në momenti kur pa që djali i tij ishte përfshirë në përleshje brenda kuvendit.

“Unë mirë që nuk kam bë ndeshje prej Skenderajt tu ardhë në Prishtinë, se nuk po e disha çka po ndodhë, isha në rrugë…”.

Ai ka bërë thirrje që deputetë të jenë më të kujdesshëm.

“Dikujna nuk duhet me ia dhënë as një shuplak, as me gjujtë, as me sha. Unë mendoj që sidomos deputetë e parlamentit të Kosovës duhet me kanë shembull i mirë për qytetarët e këtij vendi, e jo ashtu”, deklaroi ai.

Sipas tij është Kurti ai i cili e ka sjell një frymë të tillë në institucione dhe askush tjetër.

“Unë që 15 vjet në atë parlament kam dëgju vetëm fyerje, sharje dhe me u gjuajt nime as në rrugë nuk bëhet. Dhe mendoj se këtë gjuhë e ka instalu Albin Kurti dhe jo dikush tjetër“, teksa uroi që kjo situatë të jetë hera e fundit dhe të mos përsëriten më.

Tre ditë më parë deputeti, Mërgim Lushtaku është ftuar për intervistim nga Prokuroria, ai po dyshohet për veprën penale “sulm”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago