Një tragjedi ka ndodhur në aeroportin e Bergamos – Orio al Serio në Itali, ku një burrë ka humbur jetën pasi është thithur nga motori i një aeroplani që po përgatitej për ngritje.
Sipas raportimeve të Corriere della Sera, burri, i cili besohet të jetë rreth 35 vjeç, është futur në pistë me forcë dhe është drejtuar drejt aeroplanit të kompanisë Volotea, një Airbus A319, që ishte në fazën e manovrës për të dalë nga vendqëndrimi.
Një dëshmitar okular e përshkroi incidentin si më poshtë : “Pashë gjithçka ndërsa po hipja në një aeroplan tjetër. Oficerët u përpoqën ta ndalonin burrin, por ai vrapoi drejt motorit të majtë të aeroplanit dhe u hodh brenda. Ishte diçka që nuk do të donim ta shihnim kurrë . ”
Sipas hetimeve të deritanishme, ai kishte braktisur automjetin e tij jashtë aeroportit dhe kishte hyrë në brendësi të tij duke kaluar përmes një dyere sigurie që çon në zonën e parkimit të aeroplanëve.
Aeroplani ishte në procesin e “pushback”, manovrës që bëhet para ngritjes. Incidenti ka shkaktuar pezullimin e fluturimeve në aeroportin e Bergamos nga ora 10:20 deri në orën 12:00, sipas konfirmimeve nga SACBO, kompania që menaxhon aeroportin.
Hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar arsyet e këtij incidenti tragjik. Për momentin, autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e burrit dhe do të dalin me një raport përfundimtar pas hetimeve.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…