Ajo që Serbia e manifestoi në Katar, nuk është punë futbolli

Nga Daut Dauti

Mbrëmë në Katar serbët e shfrytëzuan rastin, si gjithmonë, që para botës ta derdhin qelbin e mullanit të tyre pezmatues të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Zyrtarisht serbët mbrëmë u ndeshën me Zvicrën, por në mendjen e tyre ata kishin të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë, më saktësisht me shqiptarin. Atë që Serbia e manifestoi mbrëmë, nuk është punë futbolli.

Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është institucionale, tradicionale dhe e mëton të jetë e përhershme. Që nga shekulli XIX, politika, religjioni, folklori, shkolla dhe mediat serbe mbjellin urrejtje ndaj shqiptarëve. Ky është një program serb që e ka krijuar jonjeriun: serbin. Urrejtje e thellë dhe sistematike të cilën nuk e spjegon dot as definicioni i fashizmit. Kjo dukuri, në fakt ideologji e rrezikshme dhe gërditëse quhet sërbizëm. Për fat të keq numri i serbëve që i ka ikur këtij kurthi është i vogël.

Në qendër të kësaj ideologjie mbetet vlerësimi për shqiptarin si nën-njeri tepricë në Ballkan dhe pengesë e realizimit të planit serb. Kohëve të fundit kjo ideologji serbe është bërë edhe më agresive se më parë. Kjo është për shkak se serbët janë të edukuar që të mos e pranojnë shqiptarin si njeri dhe të barabartë me ta. Tashti është duke ndodhur e kundërta nga ajo që presin serbët. Shqiptari tashti është duke dëshmuar se është më i mirë se serbi në shumë aspekte. Suksesi i shqiptarit është poshtërim për serbin. Kjo nuk durohet në Serbinë e infektuar nga e keqja.

E keqja e urrejtjes serbe është se ajo reflektohet në këtë mënyrë edhe të shqiptarët. Nuk kanë se si shqiptarët t’i përgjigjen urrejtjes dhe agresionit serb pos në të njejtën mënyrë. Këtu dashuria nuk është mjet i kundërvënies ndaj kësaj dukurie.