Nga Gani Mehmetaj
Në Dardani dhe në Shqipëri janë ndërtuar 800-1000 xhami vehabiste, salafiste, dianetiste, të dreqit e të birit, por nuk e ndërtuan asnjë teatër apo sallë koncertesh.
Vetëm në xhaminë e Edi Ramës, në qendër të Tiranës, ndërtuar nga Erdogani e Dianeti, janë shpenzuar, ose janë shpërdoruar 40 milion euro. Është xhamia më e madhe në Gadishull. Po aq euro pritet të shpërdorohen e të shpenzohen për xhaminë në Prishtinë, “dhuratë” e Dianetit turk dhe Erdoganit.
Lejet për ndërtimin e xhamive jepen me aq lehtësi dhe me aq papërgjegjësi sa të skandalizojnë, sepse jepet ryshfet i madh, por nuk jepen leje për salla koncertesh dhe për teatro, edhe kur ka gatishmëri nga sponsorë evropianë.
Shumica e lagjeve dhe katundeve të Dardanisë nuk kanë ambulanca, kopshte e kënde lojërash për fëmijë, ndërsa ngre kokën lartë në qiell xhamia, ku janë shpenzuar disa milion euro. Shumica e qyteteve dhe kryeqyteti kanë mungesë spitalesh, spitalet janë të vjetruara, por qyteteve nuk u mungojnë xhamitë me dy-tri minare me çmime dhjetëra milion euro. E njëjta gjendje është edhe në Shqipëri, nëse jo më keq.
Supozohet se në njëzetë vjeteshin e fundit janë shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë në ndërtimin e xhamive, hamendësohet se mbi dy miliardë dollarë janë dhënë për rekrutimin (blerjen) e besimtarëve myslimanë e të qeveritarëve, kështu që edhe qeveritarët ateistë të thekur nisën të agjërojnë, dikush shkonte haxhi, ose gënjenin se po agjërojnë, nisën të bëhen servilë të shteteve islamike dhe shoqatave të dyshimta.
E dini se rinovimi i teatrove dhe i sallave të kinemave (me ndonjë përjashtim) është bërë me paratë e taksapaguesve euro-amerikanë? E dini se pajimet për spitalet tona janë blerë me paratë e taksapaguesve euro-amerikanë?
Më të ndërgjegjshëm dhe më të kulturuar ishin komunistët e Dardanisë, që mos u kthefshin kurrë, (niveli intelektualë i kastës së sotme politike është shumë më i ulët), sepse ndonjëherë e dëgjonin fjalën e atyre që dinin dhe që kishin kulturë. Sallat e teatrove, kinemave dhe salla koncertesh janë ndërtuar para t50- 60 vjetësh, pra në kohën e tyre, salla të reja nuk ka.
Por kemi numrin më të madh të xhamive se sa në Turqi dhe Egjipt, sipas përqindjes së popullatës. Kemi më shumë xhami se sa i tërë Gadishulli ynë së bashku. Dardania dhe Shqipëria janë shtetet më të varfra në Evropë, por i kanë xhamitë më të kushtueshme. Me numrin e teatrove jemi të fundit në Evropë dhe në Gadishull, mund të krahasohemi me shtetet e varfra të Afrikës.
Nuk e kemi asnjë teatër që i plotëson kushtet për shfaqje të rregullt, ashtu sikurse nuk e kemi asnjë sallë koncerti.
Në mungesë sallash koncertet dhe festivalet ndërkombëtare të muzikës mbahen në kishën e Shna’Ndout dhe në katedralen “Shenjtorja Terezë”. Me salla teatri e salla koncerti, me spitale e ambulanca na e kalojnë disa herë Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Vojvodina, por nuk na e kalojnë të gjitha së bashku me numrin e xhamive.
Ku po vete shoqëria jonë e xhamive, mesjetës shkretinore dhe e klikës sunduese të korrupsionit të skajshëm.
Pamje nga Prishtina, kryeqytet i Dardanisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…