BREAKING NEWS

AKP konfirmon marrjen nën administrim të “AgroKosova Holding”

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konfirmuar që e kanë marrë në administrim ndërmarrjen “Agrokosova Holding”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një njoftimi, këtë vendim e ka marrë Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

Agjencia Kosovare e Privatizimit iu ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve aktual të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re Agrokosova Holding të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

AKP ka një mesazh edhe për bujqit.

“Po ashtu, ftohen të gjithë bujqit të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale me Agrokosovën të vazhdojnë punën. AKP zotohet se do të vazhdoj bashkëpunimin me qëllim të mbarëvajtjes së marrëdhënieve komerciale dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës.”

Njoftimi i plotë:

Më datën 31 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e tërheqjes së aksioneve sot ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së.

Me këtë rast, Agjencia Kosovare e Privatizimit, i bën thirrje të gjithë punëtorëve aktual, të të gjitha profileve, të cilët kanë marrëdhënie pune në ndërmarrjen e re Agrokosova Holding të vazhdojnë punën dhe të mos largohen nga vendet e punës.

Po ashtu, ftohen të gjithë bujqit të cilët kanë marrëdhënie kontraktuale me Agrokosovën të vazhdojnë punën. AKP zotohet se do të vazhdoj bashkëpunimin me qëllim të mbarëvajtjes së marrëdhënieve komerciale dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Suharekës.

AKP zotohet se me përkushtimin më të madh do të bëjë përpjekje për të ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen e re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka). Në ndërkohë, AKP do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago