Dy vajza kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut. Dy viktimat janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.
Policia sot ka njoftuar se pasagjerja që ishte me to në veturë është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.
“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.
Aksidenti dje fillimisht u raportua si vetaksident, por policia pasi ka këqyrur kamerat dhe mbledhjes së provave të tjera, tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni, shoferi i të cilit është arrestuar.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…