Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Porcelanit” në Tiranë. 30-vjeçarja e cila mbeti e plagosur është shtatzënë. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku po merr shërbim mjekësor.
Policia ka arrestuar 19-vjeçarin i cili drejtonte makinën tip “Benz”. Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur dhe vajzën 30-vjeçare. Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si dhe rruga e lagësht.
Njoftimi paraprak i policise
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.