Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, gjatë një vizite zyrtare në këtë shtet.
Medalja i është dhënë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e shqiptarëve gjatë Holokaustit, duke mos dorëzuar asnjë hebre, si dhe për harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë si një nder të jashtëzakonshëm, që sipas tij nuk e meriton si individ, por që u takon të gjithë shqiptarëve, të cilët ndihmuan hebrenjtë në kohë të vështira.
Ai theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez. Megjithatë, Rama evidentoi se me Hamasin nuk mund të ketë zgjidhje, duke e cilësuar organizatën si nazistët e shekullit të ri.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri. Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, u shpreh Rama.
Kryeministri e përfundoi fjalën me urime për paqe në rajon dhe falënderime për nderimin e marrë në emër të popullit shqiptar.
“Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrenjve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë”, theksoi ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…