KRYESORE

Aksidenti me 3 të vdekur në Tiranë, del video kur “Audi” fluturon nga rrethrrotullimi

A2CNN ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, ku 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, së bashku me dy vajza, po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.

20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili po drejtonte mjetin e llojit “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë pas dy viktima në momentin e ngjarjes dhe pak orë më vonë do të ndërronte jetë në spitalin e Traumës, aty ku po merrte mjekim të specializuar nga mjekët.

Dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn humbën jetën, teksa tre personat po marrin mjekim tek spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që vihet re në video është edhe fakti që për pak “Audi” ka goditur një tjetër automjet në rrethrrotullim, por fatmirësisht nuk e ka prekur teksa ka përfunduar në barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka përfunduar poshtë nënkalimit, duke shkaktuar tragjedinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago