Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier i mori jetën punonjësit të FNSH, Sokrat Lela dhe bashkëshortes së tij Fatbardha Lela. Ata ishin nga fshati Mbrostar i Fierit.
Burrë e grua gjetën vdekjen kur u përplasën me një tjetër makinë. Në timonin e saj ndodhej Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani. Ai ishte duke udhëtuar me familjen e tij kur u përplasën me mjetin tip ‘Ford’ që drejtohej nga efektivi i FNSH.
Nga ngjarja mbetën 4 persona të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.