Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje nga ana e Perëndimit për të inkurajuar Ukrainën që të pranojë një kompromis “të keq” me Rusinë.
“Të inkurajosh një paqe të keqe në Ukrainë do të thotë të inkurajosh Putinin dhe të inkurajosh të gjithë në botë që mendojnë se agresioni ia vlen”, ka thënë ai në një fjalim në Blackpool, në veriperëndim të Anglisë.
“Ky do të ishte një gabim dhe do të hapte derën për më shumë konflikte, më shumë paqëndrueshmëri, më shumë pasiguri në botë dhe për rrjedhojë më shumë vështirësi ekonomike”, ka shtuar ai.
Ai tha se “e di se disa, jo në këtë vend, por gjetkë, mendojnë se çmimi i mbështetjes së ukrainasve tani është shumë i lartë dhe se ata duhet të inkurajohen të pranojnë atë që kërkon Putini”.
“Të braktisësh ukrainasit do të ishte moralisht e neveritshme”, vazhdoi ai.
Vladimir Putin “nuk do të ketë kurrë sukses në nënshtrimin e Ukrainës dhe sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë, dhe ai nuk duhet të lejohet të arrijë sukses të pjesshëm duke gëlltitur një pjesë të vendit siç ka bërë më parë dhe të shpallë një armëpushim”, këmbënguli ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…