Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 24-vjeçari shqiptar, që jetonte prej vitesh me familjen në SHBA.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur dje dhe është babai i tij që jep lajmin e hidhur nëpërmjet një reagimi në Facebook.
Lum Veshtaj, i ati i 24-vjeçarit, Aleksandër ka dhënë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e të birit në Detroit të Michigan-it.
“Përmes dhimbjes dhe pikëllimit të thellë lajmrojmë komunitetin tonë se sot 2-15-20 u nda nga jeta Aleksandër Lum Veshtaj në moshën 24-vjeçare në një aksident në mëngjes”, shkruan babai i viktimës.