LAJME

“Kam dy fëmijë me ish-gruan, më pas u martova me një burrë” – ambasadori i BE në Shqipëri flet hapur për orientimin seksual

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur hapur për orientimin e tij seksual dhe përkushtimin ndaj mbrojtjes së diversitetit dhe të drejtave të individëve.

Gonzato potencoi rëndësinë e ndershmërisë dhe vetëpranimit, edhe kur kjo mund të të ekspozojë ndaj paragjykimeve.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë, por është e rëndësishme të jesh i ndershëm,” tha ambasadori në një intervistë për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN.

Ai u shpreh se ndjenjat dhe përjetimet e njerëzve janë universale, pavarësisht orientimit apo identitetit të tyre.

“Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po, ne jemi ndryshe, por edhe të njëjtë,” u shpreh Gonzato.

Ambasadori ndau edhe detaje personale nga jeta e tij, duke treguar se më parë ka qenë i martuar me një grua dhe më pas me një burrë, duke theksuar se sfidat dhe problemet në marrëdhënie janë të njëjta, pavarësisht përkatësisë gjinore të partnerit.

“Kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë. Problemet janë njësoj,” shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago